
Pasditën e sotme në Prishtinë dhe qytete tjera pati stuhi dhe erëra të fuqishme të cilat shkaktuan edhe dëme materiale.
Në lagjen “Bregu i Diellit” ka rënë kulmi i një ndërtesë duke i dëmtuar edhe disa vetura të parkuara aty. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Stuhi të tilla pati edhe në Fushë-Kosovë dhe qytete tjera kurse në Rahovec pati edhe vërshime të shumta. /Gazeta10/
