
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoriatit të Tregut ka inspektuar operatorët ekonomik, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se ky inspektim është bërë me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të manipulimeve në lidhje me cmimet e disa pajisjeve.
Tutje, thuhet se inspektorët e tregut i kanë informuar bizneset lidhur me pasojat në rast të keqpërdorimeve.
Ministria ka falënderuar konsumatorët për ankesat e tyre.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit të Tregut në bashkëpunim me inspektorët e tregut komunal, sot kanë inspektuar disa operatorë ekonomik me qëllim të verifikimit nëse ka pasur manipulime dhe ngritje të çmimeve të pajisjeve, të cilat do të subvencionohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës respektivisht Ministria e Ekonomisë.
Numri më i madh i inspektimeve janë realizuar në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjakovës, Mitrovicës dhe disa komuna më të vogla si Hani i Elezit, Dragash, Kaçanik etj.
Inspektorët e tregut kanë arritur të sigurojnë çmimet aktuale dhe i kanë detyruar operatorët ekonomik që të prezantojnë dokumentacionin e nevojshëm me ç’rast do të vërtetohet nëse ka ngritje të pajustifikueshme të çmimeve të pajisjeve në veçanti pompave termike, inverter, kalldaja, stufa etj.
Inspektorët e tregut kanë njoftuar bizneset që do të inspektohen dhe do të ndërmerren masa në çdo rast kur konstatohet që ka ngritje të çmimeve të pa arsyeshme e sidomos tani kur rritet kërkesa për produktet e lartcekura, për shkak të thirrjes për subvencionim nga Ministria e Ekonomisë/ Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë falënderon të gjithë konsumatorët që vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit https://konsumatori.rks-gov.net/ , nr tel: 0800 11000 dhe siguron qytetarët se do të jetë aktive në bashkëpunim me inspektorët e tregut në komuna”, thuhet në njoftimin e ministrisë në Facebook. / Gazeta10