
Komentatori politik, Xhavit Drenori ka thënë se situata e krijuar në veri me qeverisjen Kurti ka ndryshuar tërësisht.
“Ne duhet të jemi real dhe ta shohim se situata në veri është ndryshe”, ka thënë Drenori.
Sipas Drenorit, në të kaluarën janë bërë shumë eksperimente në veri, por që kanë rezultuar pa sukses.
“Një situatë që janë ba gjithë ato eksperimente dhe nuk kanë funksionu dhe për me ardh te kjo pike ka qenë një ecje në teh të shpatës së z.Kurtit politikisht sepse ka bërë armiq gjatë rrugës”, ka thënë Drenori.
Krejt në fund, ai ka thënë se “kjo qeveri duhet ta vendosë suksesin në veri në vitrinë madje në vendin më të lartë për këto katër vjet”. /Gazeta10/