Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sulçe: Kosovën e përcjelli sa herë kam mundësi, ka lojtarë shumë të mirë

Gazeta10
16 October 2023 - 0:08

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së Kosovës e Shqipërisë në këto kualifikime.

Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Arbnora Ademaj, Arbër Loxha, Mefail Bajqinovci e Arlind Sadiku.

Në lidhje direkte nga Shqipëria janë Klodian Duro dhe Altin Sulçe.

Gjatë diskutimit për Kosovën foli edhe gazetari nga Shqipëria, Altin Sulçe.

“Kosovën e përcjelli sa herë që kam mundësi dhe gëzohem për rezultatet e saj të mira, si kosovarët për Shqipërinë” – tha ai.

Ai foli edhe për lojtarët e Kosovës, duke i cilësuar si lojtarë të mrekullueshëm.

“Rashica, Muriqi e Rrahmani janë lojtarë që luajnë në nivelet më të larta të futbollit evropian e kështu i ndihmojnë shumë Kosovës në vazhdim e sipër” – tha ai.

Ai për Shqipërinë tha se pas fitores ndaj Çekisë e Polonisë ka rritur nivelin e saj dhe se përfshirja e gjithë trevave shqiptare në këtë sukses e bën këtë rrugëtim edhe më të ëmbël.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.