Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Sulm brutal ndaj gazetarit Elton Tozaj – publikohet fotografia me kokën e fashuar dhe rrobat e mbuluara me gjak

Gazeta10
05 November 2026 - 19:53

Gazetari i njohur shqiptar, Elton Tozaj, ka shqetësuar ndjekësit me një fotografi të rëndë që ka publikuar në Instagram.

Në fotografinë e ndarë në InstaStory, ai shfaqet me kokën e fashuar dhe rrobat e mbuluara nga njolla gjaku, ndërsa përmes një mesazhi lë të kuptohet se është sulmuar sërish.

“Kushdo që e bëri këtë do ta paguajë shumë shtrenjtë! Nuk më ndalni dot!”, ka shkruar Tozaj, duke shprehur zemërimin e tij pas asaj që i ka ndodhur.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që gazetari përballet me një situatë të tillë. Në dhjetor të vitit të kaluar, ai ishte dhunuar rëndë, duke pësuar lëndime serioze.

Fotografia e fundit ka rikthyer shqetësimin për gjendjen e tij, ndërsa për momentin nuk janë bërë të ditura rrethanat e sulmit apo personat që qëndrojnë pas tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.