Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmet izraelite vrasin 38 njerëz në Gaza, shumë prej tyre fëmijë

Gazeta10
25 October 2024 - 22:31

Sulmet izraelite kanë vrarë 38 njerëz, shumë prej të cilëve fëmijë, në Gaza, si dhe tre gazetarë në Liban, ndërsa shqetësimet për mungesën e furnizimit në Gaza dhe presioni ndërkombëtar për një armëpushim rritet.

Vdekjet e raportuara nga zyrtarët shëndetësorë të Gazës ishin të fundit në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, ku njerëzit ditët e fundit janë rreshtuar për bukë jashtë furrës së vetme në funksion të qytetit, raportoi AP.

Ato vijnë një ditë pasi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se Izraeli e kishte arritur objektivin e tij për të “çmontuar në mënyrë efektive” Hamasin dhe u kërkoi të dyja palëve të ringjallën negociatat.

Disa orë përpara se Blinken të takohej me udhëheqësit arabë në Londër të premten, një sulm ajror izraelit në bujtina ku po qëndronin gazetarët në Libanin juglindor vrau tre anëtarë të stafit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.