Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmet ukrainase në Rusi lënë të vdekur 7 persona, 25 të plagosur

Gazeta10
18 July 2026 - 13:23

Autoritetet ruse njoftuan të shtunën se një sulm me dronë ukrainas gjatë natës në Rusi la të vdekur shtatë persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Në qytetin Kotovsk, dronët goditën një magazinë të një shitësi me pakicë në internet, duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur 25 të tjerë, tha në Telegram guvernatori i rajonit Tambov, Evgeny Pervyshov, raporton Anadolu, Ai shtoi se zjarri në magazinë ishte shuar, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdonin punën në vendngjarje.

Në rajonin e Moskës, 24 persona u plagosën pasi një dron goditi magazinën e një shitësi me pakicë në internet në qytetin Elektrostal, ndërsa dy të tjerë u plagosën në qytetin Noginsk, tha guvernatori rajonal Andrey Vorobiev

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.