Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ukraina nis ofensivën ajrore ndaj Krimesë që prej pushtimit me 2014

Gazeta10
20 August 2022 - 20:56

Forcat ruse në Krime janë shënjestruar nga një sulm i ri me dron.

Udhëheqësi rajonal i emëruar nga Rusia tha se një dron ukrainas që synonte flotën ruse të Detit të Zi në qytetin e Sevastopolit u rrëzua të shtunën, raporton BBC News, transmeton Gazeta10.

Ka pasur shumë sulme ndaj forcave dhe instalimeve ruse në gadishullin e aneksuar këtë muaj. Ndërkohë, presidenti i Ukrainës ka përshëndetur një marrëveshje që lejon inspektorët e OKB-së të vizitojnë centralin bërthamor të Zaporizhzhia të mbajtur nga Rusia, më në veri.

Të shtunën herët, një video tregoi tymin që ngrihej nga zona në Sevastopol ku është vendosur flota ruse e Detit të Zi.  BBC News nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pamjet.

Sevastopol të enjten dhe një tjetër në port të premten.

Kjo konsiderohet ofensiva e parë ukrainase ndaj trupave ruse që prej pushtimit të Krimesë në vitin 2014./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.