Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmi ndaj kompleksit rezidencial të ambasadorit shqiptar në Ukrainë, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Gazeta10
24 May 2026 - 22:03

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas sulmit me dronë dhe raketa nga Rusia në Kiev, ku u godit edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, BE dënoi ashpër sulmin, duke theksuar se është vënë në rrezik jeta e ambasadorit të Shqipërisë.

Delegacioni i Bashkimit Europian e cilësoi sulmin si “të papërgjegjshëm” dhe një tjetër dëshmi të brutalitetit të luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit rus kundër Ukrainës.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij. Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, thuhet në reagim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.