Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmi ndaj të moshuarës, Çitaku thotë se nuk pati forcë ta shikonte deri në fund

Gazeta10
02 November 2022 - 15:29

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk ka pasur forcë ta shikonte videon deri në fund, raporton Gazeta10.

Ajo ka thënë se emrat e tyre duhet të publikohen teksa ka thënë se duhet të ju merret edhe e drejta e punës në institucione shëndetësore.

Çitaku ka thënë se ata duhet të ndiqen penalisht dhe i ka quajtur kirminele.

Këtu keni postimin e plotë:

“Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermijere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë.

Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu mirret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht.

Kriminele”, ka shkuar Çitaku në llogariën e saj në Facebook.

Para pak minutash u publikua një video ku një e moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë është rrahur nga një infermerie dhe është inqizuar nga një tjetër. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.