
Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka nisur një aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ndryshe, Policia e Kosovës që pas sulmit terrorist të 24 shtatorit është duke kryer vazhdimisht bastitje në zona të caktuara në komunat veriore të vendit.