
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas sulmit të ushtarëve shqiptarë nga dy rus dhe një ukrainas të dyshuar për spiunazh, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se ndihet krenar për rojet ushtarake që i kanë neutralizuar individët të dyshuar për spiunazh.
Rama u ka uruar shërim të shpejt të lënduarëve teksa ka thënë se pret zbardhjen e plotë të rastit.
Këtu keni statusin e plotë.
“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh. Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Twitter.
Para pak më shumë se një orë, tre persona, një rus dhe një ukrainas, të dyshuar për spiunazh, kanë sulmuar dy ushtarakë të Shqipërisë në Uzinën e Gramshit. Të lënduarit janë në gjendje stabile ndërsa të dyshuarit janë arrestuar. / Gazeta10