Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmohen me mjet shpërthyes zyrtarët policor në veri

Gazeta10
02 April 2023 - 11:16

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë sulmuar zyrtarët policorë me mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, konkretisht te qendra e kontrollimit teknik të automjeteve.

Sipas Policisë, bazuar në informacionet fillestare dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është – Shok Bombë.

“Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si ’Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.