Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sulmohet Zaniolo nga tifozët e Romës

Gazeta10
30 January 2023 - 11:21

Situata në Romë për Nicolò Zaniolo po bëhet e paqëndrueshme pasi lojtari po e kërkon me ngulm largimin nga Roma.

Kjo ka bërë që tifozët e kësaj skuadre të irritohen duke reaguar kundër tij në forma të ndryshme.

Fillimisht u shfaqën pankarta me ftesën për t’u larguar, më pas, mbrëmjen e djeshme, pas disfatës së “Giallorossëve” ndaj Napolit, një grup ultras u mblodhën në shtëpinë e lojtarit në Casal Polacco.

Aty filluan fyerjet e mëdha ndaj tij dhe në ato momente lojtari provoi t’i shmanget turmës të cilët filluan t’i ofrohen.

Zaniolo i frikësuar kërkoi ndihmën e policisë që ndërhyri me patrullë.

Në vend ka qenë edhe babai i lojtarit i cili ka tentuar të qetësojë të riun, ndërsa nëna dhe motra e tij kanë reaguar ashpër ndaj  gjithçkaje që ndodhi në reagimet e tyre në rrjetet sociale./Gazeta10/.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.