Gazeta10

Sulmuesi i momentit, klubet e Premier League pas “bomberit” të Feyenoord

Padyshimin më të vogël është një nga “bomberët” më të mirë të momentit. “Ylli” meksikan i “gjigantëve” holandezë, të Feyenoord, Santiago Gimenez ka mahnitur të gjithë Evropën, me performancat e tij fantastike, deri në këtë pikë të sezoni, ku në të gjitha kompeticioniet ka arritur të shënojë plot 24 gola, si dhe të dhurojë 5 asistime, në 36 ndeshjet e deri më tanishme.

Për 22-vjeçarin latin, ky është sezoni i dytë, te “tulipanët” e Feyenoord, teksa sezonin e shkuar, falë 28 golave të shënuara e 3 asistimeve rivendosi pas plot 6 vitesh mungesë, skuadrën e tij, në “majën” e futbollit holandez, duke arritur të shpallë kampionë të Eredivisie, ku kundërshtarët nuk ishin aspak të lehtë, duke parë skuadra si PSV apo Ajax.

Këto arritje nuk kanë shpëtuar pa u vënë re edhe nga “gjigantët” e futbollit anglez, ku plot katër skuadra, të Londrës janë “çmendur” pas sulmuesit meksikan. Arsenal, West Ham, Fulham e Chelsea kërkojnë shërbimet e Gimenez, mirëpo me “Blutë e Londrës”, që kërkojnë gjithashtu edhe të sigurojnë një kontratë të shpejtë, me francezin, Karim Benzema, nuk përjashtohet mundësia që të tërhiqen nga gara.

Në krahun tjetër, tekniku, Mikel Arteta e kërkon me ngulm, meksikanin te “Topçinjtë”, duke parë edhe garën e mbetur, në Premier League e UEFA Champions League, me skuadrën e Arsenal, që është mes pretendentëve.

Pas “Topçinjve” vijnë “Çekanët” e West Ham, ndërsa në fund të listës mbetet skuadra e Fulham, të cilët zor me mund të nënshkruajnë, me një sulmues të këtij niveli.

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët