
Ish i dërguari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas sulmit të rusëve ndaj ushtarëve shqiptarë pranë Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Grenell përmes një postimi në Twitter, ka thënë që “Mos u ngatërroni me Forcat e Sigurisë Shqiptare”, raporton Gazeta10.
Ai i ka cilësuar ushtarët heronj duke thënë “Mos u ngatërroni me Forcat e Sigurisë Shqiptare”. Teksa ka shpresuar se do të marrin medalje.
Mbrëmë, tre persona, një rus dhe një ukrainas, të dyshuar për spiunazh, kanë sulmuar dy ushtarakë të Shqipërisë në Uzinën e Gramshit. Të lënduarit janë në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar./Gazeta10
