
Festivali më i madh në Kosovë SunnyHillFestival, është nominuar nga European Festival Awards në dy kategori, raporton Gazeta10.
Kështu, ai garon për çmimin: Best Medium-Sized Festival (Prishtinë) dhe Best New Festival (për edicionin në Tiranë).
Në njoftimin e bërë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bëhen të ditura edhe hapat e votimit për këtë festival.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Festivali më i madh në Kosovë, dashuria e përvitshme e Prishtinës, @sunnyhillfestival është nominuar nga European Festival Aëards në dy kategori shumë të rëndësishme ndërkombëtare.
Sunny Hill po garon për çmimin: Best Medium-Sized Festival (Prishtinë) dhe Best New Festival (për edicionin në Tiranë).
VOTONI për SUNNY HILL FESTIVAL në tre hapa të thjeshtë:
Klikoni në këtë link: http://www.surveymonkey.com/r/efavoting2022
Zgjedhni Sunny Hill Festival në pyetjet nr. 2 dhe nr.5
Shkruani emrin, mbiemrin, emailin tuaj dhe shtypni DONE
”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10