
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla si dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Transportit, Librun Aliu, kanë pritur Vitin e Ri në Urën e Bistricës, raporton Gazeta10.
Sveçla ka thënë se kjo ka qenë një ndjenjë krenare dhe gëzimi.
Më tej, ai ka thënë se kanë vizituar edhe institucione të sigurisë në Mitrovicë dhe në pikat kufijtare.
Tutje, ai ka thënë se ndihet jashtëzakonisht i lumtur që po përmbyllë një vit me suksese të shumta.
Më tej, ai ka thënë se do të vazhdojë me punë dhe angazhim.
Këtu keni postimin e plotë:
“Ndjenjë e veçantë gëzimi e krenarie që ndërrimin e motmotit e pritëm në pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës, bashkë me zyrtarët policor që ishin në detyrë dhe me Ministrin Liburn Aliu me të cilin kemi pasur bashkëpunim intenziv në vitin që lamë pas.
Para kësaj vizite në Bistricë, u mblodhëm në Mitrovicë me pjesëtarët e të gjitha Njësiteve që ishin në detyrë, për të festuar vitin e ri ndërsa vazhduam vizitat edhe në stacionet policore në Jasenovik, në Koshtovë dhe në Stacionin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje.
Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur që përmbyllëm një vit me suksese të shumta ndonëse të sfiduar jo rrallë herë.
Do të vazhdojmë punën e angazhimin tonë me vullnet e përkushtim për të kryer me nder e profesionalizëm misionin tonë të përbashkët që kemi për Republikën dhe për qytetarët tanë”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10