Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla e Krasniqi dalin me një video, thonë se janë mbyllur institucione paralele në 10 komuna

Gazeta10
15 January 2025 - 9:42

Krahas operacionit policor në disa komuna të Kosovës, Ministri i punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal  Elbert Krasniqi kanë dalë me një video incizim.

Ata kanë thënë se në këtë aksion janë mbyllur institucione paralele në 10 komuna.

“Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës.  Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.  Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cenoje Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë”, kanë thënë ata krahas videos./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.