
Xhelal Sveçla – Ministri i Punëve të Brendshme, ka shkuar në vendkalimin kufitar në Bërnjak, për ta shikuar nga afër se a po respektohet marrëveshje për lëvizje të lirë mes Kosovës e Serbisë.
Sonte, në mesnatë ka filluar zbatimi i reciprocitetit të letërnjoftimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Tanimë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ata të Serbisë, do të kalojnë kufirin me letërnjoftime, raporton Gazeta10.
Ekipi i Kanal10, është duke qëndruar në pikën kufitare në Merdare, ku është duke raportuar drejtpërdrejt për zbatimin apo jo të këtij vendimi.
Marrëveshja për dokumentet e identifikimit mes Kosovës e Serbisë, u kumtua përmes rrjeteve sociale më 27 gusht të këtij viti. Siç, thuhet, Serbia ka pranuar këtë marrëveshje me kushtin që në vendkalimet kufitare të vendoset një tabelë, ku thuhet se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës./Gazeta10