Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sveçla: Organizata “Severna Brigada” të shpallet terroriste

Gazeta10
24 June 2023 - 12:42

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka bërë thirrje Beorgadit që të heqë dorë nga tentativat për eskalim në Kosovë. Ai ka thirrur edhe bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë kundër veprimeve të Serbisë.

“I bëjmë thirrje Beogradit të tërhiqet nga këto akte kriminale e tash edhe terroriste dhe të ndalojë tentativat dhe dëshirën për eskalim në vendin tonë,. I bëjmë thirrje faktorin ndërkombëtar të reagojë ashpër ndaj këtyre ngjarjeve dhe të dënoj sjelljen e dhunshme e terroriste të Serbisë ndaj Kosovës. Qytetarëve u bëjmë thirrje të informohen nga kanalet zyrtare dhe të mos bien pre e dezinformatave”, ka thënë ai në konferencën e jashtëzakonshme për media pas gjetjes së një sasie të madhe armatimi në Zveçan një ditë më parë, raporton Koha.

Sveçla ka deklaruar se do të kërkojë që organizata “Severna Brigada” të shpallet terroriste.

“Ditëve në vijim do kërkoj nga Qeveria që organizatat, mbrojtja civile dhe Severna Brigada të shpallen organizata terroriste me çka lufta ndaj tyre do jetë edhe më efikase”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.