Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla për qendrat e votimit për të dielën: Jemi në asistim të çfarëdo vendimi të KQZ’së për të organizuar mbarë dhe qetë procesin

Gazeta10
18 Prill 2024 - 14:06

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën e sotme u pyet se si do të organizohet votimi të dielën në Veri- a do të insistohet mbajtja e votimit në shkolla apo do të zëvendësohen qendrat e votimit me kontejnerë.

Ai ka thënë se “janë në asistim të çfarëdo vendimi të KQZ’së për të organizuar mbarë, mirë, qetë këto votime”, shkruan express.

 “Çfarëdo kërkese e ligjshme që na vjen prej KQZ’së patjetër ne por besoj të gjitha institucionet e Kosovës janë të gatshme për të asistuar”, tha Sveçla. Në mbledhjen e fundit të KQZ’së, shefi i Sekretariatit, Burim Ahmetaj, ka thënë se drejtorët e 33 shkollave në Veri kanë refuzuar të shërbejnë si qendra të votimit, ndërkaq 10 janë të qasshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.