
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka shkruar lidhur me arrestimin e tre personave të dyshuar për sulme brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve në veri të vendit.
Ai ka thënë se i arrestuari i tretë është Urosh Vukasinoviq, duke thënë se s’do të ndalen me kaq sepse cdo përgjegjës për dhunë ndaj gazetarëve do të arrestohet.
‘’Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit. I arrestuari i tretë, i radhës, është Urosh Vukasinoviq. Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet.’’, ka shkruar ai.
Tutje, ministri ka shkruar se Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë, dhe se ‘’nuk do të lejojmë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cenojë rendin tonë kushtetues’’./Gazeta10