Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sveçla: Përgatitje superiore në aspektin taktik nga Prishtina

Gazeta10
17 December 2023 - 23:27

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë javë, me një panel shumë interesant, i përbërë nga Bekim Isufi (analist i përhershëm), Ramiz Krasniqi, Taulant Dajaku, Sami Sermaxhaj dhe Gëzim Sveçla.

Në studio po diskutohet për xhiron e fundit të stinorit vjeshtor dhe për selektorin e Kosovës.

Ish-futbollisti i njohur, Gëzim Sveçla kishte vetëm fjalë të mira për skuadrën nga kryeqyteti, Prishtinën.

“U vërejt një dominim i lehtë nga Ballkani, mirëpo nuk do të ishte fare çudi nëse Prishtina do të fitonte. Prishtina po luante mençur dhe po priste momentin për të sulmuar.” – tha ai.

Tutje, Sveçla pati disa fjalë edhe për kampionin në fuqi, Ballkanin.

“Ballkani është në një krizë të rezultateve për momentin, pasi ka dy ndeshje në Superligë që lëshon pikë. Shumë mirë për skuadrën e Ilir Dajës që ka ardhur fundi i stinorit vjeshtor pasi është një moment i duhur për të pushuar ai dhe lojtarët.” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.