Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla: Plani serb shkonte në Ibër, do shpallnin autonomi

Gazeta10
26 September 2023 - 14:12

Ministri i Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, zbuloi në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, të gjithë planin e hartuar nga serbët për të nisur një konflikt të përmasave të mëdha në Kosovë.

Sveçla tha se plani i terroristëve serbë të udhëhequr nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç dhe nën dirigjimin e Vuçiç, ishte destabilizimi i Veriut të Kosovës. Sipas tij armatimi i gjetur, ishte armatim i një ushtrie të mirëfilltë për 200 persona të rekrutuar.

Terroristët sipas ministrit do të zbrisnin më në jug në vijën e lumit Ibër dhe do të pamundësonin futjen e policisë së Kosovës në të gjithë Veriun. Më pas ata do të shpallnin autonominë, në një skenar të ngjashëm me planin e Putin për Donbasin në vitin 2014.

“Flitet për 200 persona potencialisht të rekrutuar të cilët do të ishin pjesë e këtij skenari. Plani ka qenë që ata të zbresin më në jug deri në vijën e lumit Ibër dhe përmes sulmeve të pamundësonin policinë e Kosovës të vepronin lirshëm dhe më pas të deklaronin ndonjë autonomi apo diçka tjetër”, tha Sveçla.

Ministri i Brendshëm i Kosovës shtoi se aksioni po vijon dhe policia e Kosovës ka gjetur kamionë dhe buldozer të tjerë me armatime.

Sipas tij terreni i vështirë dhe hapja e rrugëve të reja në kufi, ka bërë që grupi duke u kamufluar me makinat e KFOR, të sjellë armatimin në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.