Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Sveçla: Projektligji për pagat ka kosto buxhetore 745 milionë euro

Gazeta10
02 December 2022 - 14:01

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka arsyetuar Projektligjin për pagat, duke thënë se përmes tij bëhet një sistem i unifikuar dhe krijohet një barazi në sektorin publik.

Ministri Sveçla në Komisionin parlamentar për Administratën Publike bëri të ditur se kostoja buxhetore e këtij Projektligji është 745 milionë euro dhe sipas tij ky projektligj është buxhetuar me projektbuxhetin e vitit 2023.

Ndërsa për vlerën e koeficientit të pagës, ai tha se ky do të ndodhë në bazë të Ligjit për buxhetin.

Kryetari i Komisionit, nga radhët e Vetëvendosje Valon Ramadani tha se projektligji në fjalë zvogëlon hendekun e pabarazisë për punonjësit që marrin pagë nga shteti.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se mospërcaktimi i vlerës së koeficientit për paga rritë pasigurinë për punëtorët.

Më këtë projektligj, pagën më të lartë në sektorin publik do ta ketë presidenti i vendit. /kp/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.