Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla: Serbi i arrestuar po akuzohet edhe për sulm ndaj policisë dhe ndaj infrastrukturës së Kosovës

Gazeta10
01 April 2023 - 20:03

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me arrestimin e serbit i cili po dyshohet se ka qenë i përfshirë në djegien e veturave me targa RKS.

Ministri thekson se përveq akuzave për djegien e vetura në veri ai po akuzohet edhe për sulmet ndaj Policisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

Gjithashtu organet e sigurisë kanë dëshmi edhe për përfshirjen e tij në sulme ndaj infrasturkturës kritike të republikës.

“Secili që si individ apo si pjesë e grupeve kriminale të dirigjuara nga Beogradi ka kryer çdo lloj akti kriminal me qëllim të destabilizimit të vendit tonë, do të identifikohet dhe sillet para drejtësisë”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.