Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sveçla tregon detaje për serbin e arrestuar për krime lufte, operonte në zonën e Kamenicës

Gazeta10
07 March 2023 - 22:20

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një shkrimi në facebook ka reaguar lidhur me arrestimin e një serbi të akuzuar për dhunë e keqtrajtim të shqiptarëve gjatë vitit 199, raporton Gazeta10.

Sveçla ka thënë se ai ka marrë pjesë edhe në shpërnguljen e dëbimin me dhunë të qytetarëve të Kamenicës.

Krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrojmë e as nuk i falim. Drejtësia për secilin akt ç’njerëzor ndaj popullatës së pafajshme është e pashmangshme. Sot jam njoftuar se është arrestuar një qytetar i nacionalitetit serb që akuzohet se gjatë vitit 1999, në cilësi të personit zyrtar, ka ushtruar dhunë, torturë e keqtrajtim ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë. I njejti po ashtu akuzohet se në bashkëpunim me struktura paramilitare serbe ka marrur pjesë edhe në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës.”, ka thënë Sveçla.

Tutje, ministri i Brendshëm ka thënë se më parë këto krime s’janë dënuar ose janë dënuar shumë pak, ndërsa drejtësia ëshë e pashamngshme sado që të jetë e vonuar.

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe ky është një fakt i njohur botërisht. Kryesit e akteve kriminale ndaj popullatës së pafajshme nuk janë dënuar asnjëherë për këto krime ose janë dënuar minimalisht. Teksa ne e kemi të freskët dhimbjen për secilin qytetar të shtypur, të keqtrajtuar, të dëbuar, të masakruar e të zhdukur, drejtësia është domosdoshmëri. Është e vonuar por është e pashmangshme.”, ka thënë ai.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot të pandehurin me inicialet Z.A., nacionalitetit serb, nën akuzuat për krime lufte./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.