Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Syla në Politiko: Njërin e njoha, dy të tjerët jo – Krejt sulmi zgjati pak sekonda

Gazeta10
12 April 2023 - 22:17

Gazetari Valon Syla i cili u sulmua mbrëmë nga tre persona të dyshuar ka folur në Politiko në një lidhje direkte rreth lajmeve të fundit me këtë ngjarje.Syla ka treguar në Politiko se tre emrat e personave të arrestuar nga policia i janë dërguar atij dhe se asnjërin prej tyre nuk e njeh.

Syla e ka quajtur sulm të organizuar sulmin fizik ndaj tij, dhe se për të njëjtin thotë se ka zgjatur rreth 30-40 seconda, shkruan Gazeta10.

“Emrat i mora. Mi dërgoi edhe policia. Nuk i kam pa kurrë. Njërin prej tyre kam mujt më identifiku. E, dy të tjerët s’kam mujt me i pa. Ai sulm s’ka zgjatë ma shumë se 30-40 seconda. Këta persona nuk i njoh, por këta na kanë përcjell. E kanë planifkuar sulmin te kafiteria. Kanë prit kur po shkojmë. Ky sulm është i organizuar.”, tha Syla në Politiko.

Identifikimi i tyre sipas Sylës, u bë me lëhtësi pasi fillimisht ishin siguarar të dhënat e tabelës së veturës ku të dyshuarit kishin ikur pas sulmit ndaj gazetarit Syla.

“Unë sot gjithë ditën kam qenë i informuar nga organet e sigurisë së Kosovës. Ka qenë një punë shumë profesionale. Ne i kemi siguruar fillimisht të dhënat e tabeles së veturës që e kanë përdorur tre personat për të ikur nga vendi i ngjarjes. Kjo me gjasë ia ka lehtësu Policisë dhe Intelegjencës kosovare punën.”, deklaroi Syla në Politiko në Kanal10.

Ai tha se aktualisht po ndihet mirë me shëndet, dhe ka marrë lëndime në dorë dhe në kokë, ku mbërëm është detyruar edhe t’i qepet pjesa e kokës ku ka pësuar lëndime.

“Mirë jom. Pata dhimbje dore. Më kanë goditur shumë në dorë. Pas sulmit ka fillu me më dhimtë. I kam dy penjë në kokë që i ka shkaktuar ora e dorës duke më goditur me grusht. Pas fotografive që kam bërë jam në gjendje të mirë.”, tregoi tutje Syla në Politiko.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.