Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sylejman Meholli: Kryetari i tanishëm është i papërgjegjëm, ne si VV do të ecim përpara “Bashkë” me Vushtrrinë

Gazeta10
29 September 2025 - 22:18

Sonte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, qëndrojnë në studio kandidatët për kryetarë komune në qytetin e Vushtrrisë.

Kandidati i VV-së, Sylejman Meholli tha se kryetari aktual i cili nuk ishte i pranishëm as në studio, nuk ishte përgjigjur për shumë skandale të tij të cilat i ka bërë në qytetin e Vushtrrisë.

Meholli tha se kishte me vete dy dosje të cilat janë të mbushura me skandale të shumëllojshme të kryetarit aktual, Ferit Idrizit .

Ai tha se të gjitha lëndët do të përcillen me auditim të jashtëm profesional dhe do të përfundojnë në prokurori dhe me siguri atëherë Ferit Idrizi do të jep përgjigje për të gjitha skandalet që kishte bërë.

Meholli tha se për 26 vite as edhe gjërat bazike nuk janë rregulluar në Vushtrri dhe se me qeverisjen e tij, për  katër vite do të ndryshojë të gjitha gjërat dhe do t’i zgjidhë të gjitha problemet, duke filluar nga ujin e pijshëm, stacionin  e autobusëve, transportin urban dhe ndërurban, parkun e qytetit, tregun për prodhues vendorë dhe shumë projekte të tjera.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon më poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.