Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Ta pimë bashkë kafen në veri”, Kërstiq e fton Kurtin e Bislimin për vizitë

Gazeta10
25 May 2023 - 21:44

Gazetari serb nga veriu Branislav Kërstiq nga studio e PolitikosKanal10 e ka ftuar publikisht kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij Besnik Bislimin të pijnë kafe sëbashku në veri të vendit, transmeton Gazeta10.

“Bislimi dhe Kurti e dijnë gjuhën serbe shumë mirë. Unë i pres të dy të hënën e ardhshme me kalu urën së bashku. Edhe në veri shkojmë në këmbë sëbashku, shkojmë në kafene pijmë kafe. Mund të ketë urrejtje verbale, por jam i sigurtë që askush nuk e atakon kryeministrin e as zëvendësin e tij.”, tha Kërstiq.

Gazetari nga veriu tha se as Kurti e as Bislimi duhet t’i vizitojnë qytetarët e asaj pjese të vendit në këmbë, e jo me njerëz të armatosur.

“Për ata e kemi AKI, forcat ndëkrombëtare, EULEX. Kanë kohë boll katër ditë me matë situatën por jo me njerëz të armatosur, në këmbë. Ti je kryeministër o bac, hadje mirësedhe të qytetarët e tu. Më duket se kabineti i Kurti është i interesuar vetëm për territorin në veri, jo për serbët atje.”, deklaroi tutje Kërstiq në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.