
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se aleanca nuk do ta votojë asnjë marrëveshje pa u ekzekutuar pagat, raporton Gazeta10.
Tahiri ka thënë se 30 mijë njerëz sot po presin vendim për pagat.
“30 mijë njerëz sot presin një vendim, një Rezolutë, prej këtij Kuvendi, për mi dhanë pagat, për me kthy në normalitet, arsimin parauniversitar dhe ne këtu po flasim për marrëveshje ndërkombëtare”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se aleanca nuk do të votojë marrëveshje pa dalur pagat për grevistët.
“Aleanca nuk do të votojë asnjë marrëveshje nëse nuk i ekzekutoni paga”, ka thënë ndër të tjera ai.
Sot në interpelancë para deputetëve do të jetë ministri Hekuran Murati.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk po ua lëshon pagat grevistëve për muajin shtator pavarësisht se SBAShK-u ka pezulluar grevën deri në janar 2023.
Ky vendim i Qeverisë së Kosovës ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga subjektet opozitare dhe shoqëria civile në vend. / Gazeta10