Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Demokracia në rrezik nga sulmi brutal i qeverisë ndaj administratës së shtetit

Gazeta10
08 March 2024 - 10:43

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se miratimi nga ana e qeverisë e Ligjit për Zyrtarët Publik pa asnjë konsultim publik, e rrezikon demokracinë dhe është kapje politike e administratës.

Tahiri ka thënë se ku Ligj u miratua pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së.

“Sot, Qeveria e Kosovës e ka në miratim Ligjin për Zyrtarët Publik në mbledhjen elektronike. Ky Ligj u miratua pa asnjë ditë të konsultimit publik, pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së. Sot, me këtë ligj po kapet politikisht administrata e shtetit”, ka thënë Tahiri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.