
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se greva ka prodhura shumë tensione pa kurrëfarë nevoje, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se interpelanca është kërkuar me 15 shtator që të flitet për ketë temë.
“Ne këtë interpelancë e kemi lyp me 15 shtator të këtij viti, pra katër javë përpara në mënyrë që ta ngrisim alarmin”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se situata në arsim ka prodhuar shumë pikëpyetje dhe jostabilitet.
“Ka prodhu jostabilitet, shumë pikëpyetje, shumë tensione pa kurrëfarë nevoje”, ka thënë Tahiri.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk po ua lëshon pagat grevistëve pavarësisht se SBASHK-u ka pezulluar grevën deri në janar 2023.
Kjo ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga opozita dhe shoqëria civile. / Gazeta10