Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri i drejtohet me pesë pyetje Qeverisë: Kthehuni në realitet, mos mashtroni, punoni najsend

Gazeta10
24 August 2024 - 13:08

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka drejtuar pesë pyetje Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se është mirë që t’u kthehemi problemeve të cilat janë bërë të papërballueshme për funksionimin normal të mirëqenies së një familje.

Tahiri ka pyetur kur do të dalin paratë për libra dhe a është gjithçka gati për vitin e ri shkollor, a do të përfundojnë para dimrit rrugët që lidhin Gjakovën, Gjilanit, Mitrovicën e Podujevën me kryeqytetin, e kur do të ketë rritje të pensioneve, raporton Express.

Një pyetje e ka edhe për Radio Televizionin e Kosovës.

“A do të hiqni dorë nga kapja e institucioneve të pavarura dhe a do të ndaleni me sulmet e juaja, e më së keqi me kthyer RTK-në në organ partiak? Cili është kriteri për përzgjedhjen e tre anëtarëve tjerë të Bordit”, ka shkruar Tahiri.

E në fund ka pyetur kur do të kalojë Ligji për Sigurimet Shëndetësore.

“Përgjigjuni në këto pyetje e mos u mundoni të merreni me tema të mëdha, se sot për sot këto çështje janë interes qytetar e shtetëror. Kthehuni në realitet, mos mashtroni, punoni najsend!”, ka shkruar Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.