
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri në emisionin “Politiko” ka komentuar deklaratat e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Sipas tij, është çështje ditësh kur modaliteti i Asociacionit do të zgjidhet, raporton Gazeta10.
“Obligimin ndërkombëtar e kemi në derë, ajo që është më e rëndësishmja modalitetin se si do ta zgjedhin kjo qeveri apo ndonjë qeveri tjetër nuk është e rëndësishmë, çështja është se ktu Asociacioni nuk po kontestohet prej askujt, tashmë është në tavolinën e kryeministrit, dhe si e tha edhe ambasadori është çështje e ditëve kur ky modalitet do të zgjidhet, ajo e madhja është arritë, marrëveshja është arritë, por ajo që është më e rëndësishmja është që po e themelojmë një institucion të cilin e kemi pasë për me themelu athëherë kur do ta kemi njohjen finale”, tha aj në Kanal10.
Ai thotë se Opozita janë të gatshëm ta mbështesin Qeverinë për ti përmbushur obligimet ndërkombëtare.
“Në qeverinë Thaçi, përfaqësuesit e ShBA-ve takoheshin me ne para dhe pas takimeve”, tha ai.
Tahiri shton se Marrëveshja e Ohrit do të implementohet pamvarësisht a është Albin Kurti kryeministër apo nuk është, sepse tashmë kjo është një obligim ndërkombëtar./Gazeta10