Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Kosovën e ka mbuluar terri, ndërprerjet e energjisë po ua vështirësojnë jetën qytetarëve

Gazeta10
19 November 2026 - 13:18

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike në vend, duke thënë se ato po ua vështirësojnë jetën qytetarëve.

Në seancën e Kuvendit, Tahiri tha se ndërprerjet po ndodhin kryesisht në zonat rurale, por se mbrëmë janë raportuar edhe në Prishtinë dhe qytete të tjera.

Ai kritikoi edhe çmimin e lartë të energjisë elektrike, duke theksuar se familjet me gjendje të rëndë ekonomike po detyrohen të hyjnë në borxhe për të paguar faturat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.