
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar efikasitetin e Kuvendit të Kosovës nën drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje, raportom Gazeta10.
Ai ka thënë se në rrethana normale do të duhej të nisej një agjendë e re e Kuvendit por nesër do të vazhdojnë me pikat e papërfunduara të 15 shtatorit.
Tutje, ai ka thënë se PDK-ja do ta ballafaqojë pushtetin me degradimin që e ka krijuar.
Këtu keni postimin e plotë:
“Në një Kuvend efikas e në rrethana normale, vitin 2023 do të duhej ta nisnim me agjendë të re për sesionin e ri pranveror, por ja që nesër Kuvendi do të mblidhet për pikat e papërfunduara të 15 shtatorit, 2022, pika me të cilat pati nisur sesioni vjeshtor. Kjo flet për “efikasitetin” mazhorancës së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
Për më keq, pikën e parë të rendit të ditës, nesër do ta prezantojë ministrja Rozeta Hajdari, e dënuar me vendim gjykate për mos deklarim të pasurisë. Kjo flet për integritetin e kësaj qeverie. Integritetin ‘alla’ “Martin Berishaj & Coo”.
Si Grup Parlamentar i PDK-së, në këtë sesion pranveror, do ta ballafaqojmë pushtetin me fotografinë e degradimit që ky pushtet ia ka mveshur Kosovës, por edhe nuk do të lejojmë që dështimi i pushtetit, të bëhet dështim i Kosovës”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10