Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Kurti e lëshon bajrakun nëse nuk e pranon marrëveshjen sipas draftit franko-gjerman

Gazeta10
01 November 2022 - 23:35

Besnik Tahiri nga AAK ka deklaruar në Prime Time, se nëse kryeministri Albin Kurti nuk do ta pranojë marrëveshjen sipas draftit franko-gjerman, ai me atë do ta lëshonte bajrakun.

Sipas Tahirit, Kurti me dorëheqjen e tij do ta tradhtonte edhe besimin e qytetarëve nga të ciilët u votua më së shumti në histori politike të vendit, shkruan Gazeta10.

“Nëse Kurti jep dorëheqje për të mos e pranuar marrëveshjen franko-gjermane, ai e lëshon bajrakun. Se ai folke shumë për bajrakun. Dhe Kurti do ta lëshonte atë. Në historinë politike të Kosovës askush s’ka marrë më shumë mbështetje qytetare se Albin Kurti, e ai do ta tradhtonte besimin qytetarë. Vota është besim. Besimin duhet me ushtru me përgjegjësi të madhe si udhëheqës, jo ka të frynë era e ka të thotë një këshilltar”, deklaroj Tahiri në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.