
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të enjten, ku pritet të shqyrtohen dy grupe pikash të rendit të ditës.
Ai njoftoi se interpelanca e kërkuar nga Aleanca për kryeministrin Albin Kurti, lidhur me dështimin e dialogut strategjik Kosovë-SHBA, është shtyrë për shkak të mungesës së tij në Kosovë.
Tahiri theksoi se rikthimi i dialogut strategjik me SHBA-në është i domosdoshëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, procesin e integrimit në NATO dhe sigurimin e njohjeve të reja.
Ai bëri të ditur gjithashtu se Aleanca ka ngritur shqetësime lidhur me procedurën për shkarkimin e Këshillit të Lartë për Përmirësimin e Shërbimit Civil, të cilën e cilësoi të gabuar.