Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Tahiri: Me ne rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurtë

Gazeta10
18 January 2025 - 19:23

Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se tubimi në Deçan ishte madhështor dhe me një rini të mrekullueshme.

Tahiri thotë se me ne rinia e Kosovës e ka një të ardhme të sigurtë.

Tutje ai thotë se vendimet që i ka marrë kryeministri Ramush Haradinaj,  do të jetojnë aq sa jeton shteti i Kosovë.

Postimi i plotë:

Me ne Rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurtë

Sot, në këtë tubim madhështor të Degës së Aleancës në Deçan, me një rini të mrekullueshme, nuk jam për t’iu treguar se sa i mirë, sa udhëheqës i fortë, e sa i devotshëm është, Ramush Haradinaj. Sepse, ju e dini më mirë, është njeriu dhe vëllai i juaj.

Jam këtu në Deçan, nga vendi ku rinia e këtij qyteti ka luftuar për liri në kohë të vështira, një rini e cila ka një angazhim të madh profesional, për të çuar tri porosi rinisë së Kosovës dhe për të kërkuar besimin tuaj:

E para, pse AAK-ja me koalicionin e vetë, me kryeministrin e ardhshëm, Ramush Haradinaj, del faqebardhë para qytetarëve të Kosovës. Sepse, në çdo përgjegjësi që e kemi pasur, si në nivelin qendror – dy herë kur ka qenë kryeministër, Ramush Hardinaj, edhe në kohën kur ka qenë lider i opozitës dhe në të gjitha përgjegjësitë që i kemi në komuna, në asnjë moment, askujt si kemi bërë dëm.

Me vendimet që i ka marrë kryeministri Ramush Haradinaj, pra vendimet e tij do të jetojnë aq sa jeton shteti i Kosovë. Do të jetojë më Ushtrinë, me pavarësinë energjetike, me mundësitë që ia kemi krijuar vendit, me taksën 100% dhe me ndaljen e projektit më të rrezikshëm për Kosovës – shkëmbimin e territoreve. Nuk ka qenë e lehtë për ta bërë këtë.

I dalim faqebardhë secilit qytetarë, për shkak se kurrë Ramush Haradinaj nuk ka bërë dallim, të gjitha investimet komunale që sot i gëzojnë qytetarët që udhëhiqen nga komunat tjera, kanë qenë të miratuara në qeverinë e Ramush Hardinajt.

Çështja e dytë, lidhet me atë që është më e rëndësishmja sot – pse kryeministri ynë është ndryshimi dhe e ardhmja e sigurt? Sepse, në numrin 137 janë gratë dhe burrat më të devotshëm që ka ky vend. Prej numrit 1 deri në 110 janë gra dhe burra të dëshmuara në detyrën e vetë, në punën e vetë në secilin funksion që kanë pasur, mirëpo edhe në familjen e vetë. Janë njerëz që besimin e trajtojnë si të shenjtë.

Çështja e tretë, pse rinia e Kosovës duhet t’i besojë AAK dhe Ramush Haradinaj? Për shkak se numri 137 – programi ynë zgjedhor, është garancia që secili i ri dhe secila e re do të gjejë një të ardhme të sigurtë në këtë vend, pa u ndjerë të diskriminuar. Programet tona janë konkrete dhe do të kthejnë besimin në shtet, sovranitet dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.