Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Mungesa e kandidatëve për president tregon papërgjegjësi të shumicës parlamentare

Gazeta10
27 Prill 2026 - 13:27

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar mos përzgjedhjen e një kandidati konsensual për president, tashmë kur ka mbetur edhe pak kohë deri në përfundim të afatit kushtetues.

“Paramendoni, jemi në ditët e fundit dhe po na përsëritet situata e para disa muajve, ku vijmë në ditët e fundit dhe ende nuk i dimë kush janë kandidatët konsensualë, unifikues, të cilët potencialisht do t’i marrin votat në Kuvend. Kjo situatë na tregon papërgjegjësinë e lartë të shumicës parlamentare, na e vërteton që Kosova është pa zgjidhje, po ashtu na tregon për një eksperimentim të vazhdueshëm politiko-institucional në një kohë krizash të mëdha në botë, e veçanërisht në Kosovë. Andaj, siç po shihet, kjo seancë do të jetë e rregullt, presim se çfarë do të ndodhë pas saj apo në ndërkohë”, tha ai.

Tahiri nuk konfirmoi se ka ndonjë seancë sot për çështjen e presidentit.

“Ne nuk kemi as informacion, as njoftim, as komunikim. Presim se çfarë do të ndodhë. E kam thënë shumë herë, sot këtu jemi”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.