Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit

Gazeta10
27 Prill 2026 - 12:59

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Arben Nasufi, ka dalë në një konferencë për shtyp për të bërë publike detajet e para mbi zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur dje më 26 prill, në fshatin Balldren, ku humbën jetën bashkëshortët Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Nasufi dha detaje lidhur me ngjarjen tragjike, duke bërë të ditur se janë identifikuar edhe të dyshuarit.

“Nga hetimet intensive, përmes këqyrjes së provave dhe analizimit të pamjeve filmike përgjatë itinerarit të lëvizjes së viktimave dhe autorëve, është bërë i mundur identifikimi i një prej automjeteve të përdorura, tip “Audi A4”. Më tej, hetimet kanë çuar në identifikimin e tre autorëve të dyshuar: shtetasit A. M. (22 vjeç), F. M. (36 vjeç) dhe R. M. (23 vjeç), banues në Lezhë. Sipas dinamikës së rindërtuar të ngjarjes, automjeti “Audi A4” ka ndjekur lëvizjet e viktimës, ndërsa një automjet tjetër, tip “Volkswagen” pa targa, i ka prerë rrugën dhe më pas autorët kanë hapur zjarr me breshëri në drejtim të mjetit ku udhëtonte çifti”, deklaroi Nasufi në këtë konferencë për media transmeton Klankosova.tv.

Dyshohet se motivi i kësaj vrasjeje lidhet me hakmarrjen.

Pas identifikimit të autorëve, Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, por pa arritur t’i lokalizojë ata. Të tre janë shpallur në kërkim.

Operacioni për kapjen e tyre vijon në terren, ku janë përfshirë edhe forcat speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe strukturat operacionale të Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve dhe armëve të përdorura në krim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.