Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se është duke e përfaqësuar Kosovën në selinë e OKB-së, në New York.
Ai në këtë postim ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare në raport me të drejtat e njeriut.
“Përtej anës formale, si vend dhe shoqëri, kemi treguar kulturë të lartë demokratike, aktualisht ne udhëhiqemi nga lidershipi i një presidenteje grua, e dyta në mesin e katër presidentëve të shtetit tonë të ri”.
E sipas tij arritjet e shtetit të Kosovës shërbejnë për motiv, por ka shumë punë që gratë në Kosovë, të kenë qasje të papenguar dhe afirmative në punësim, në institucione, në përfshije sociale, drejtësi, arsim e financa./Gazeta10