
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Arian Tahiri, ka theksuar mbështetjen e madhe që, sipas tij, qytetarët po i japin partisë dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.
Duke folur për takimet me qytetarët në Kaçanik, Tahiri tha se banorët e kësaj komune kanë qenë gjithmonë një krah i fortë i PDK-së. Ai u shpreh se entuziazmi dhe përkrahja për Bedri Hamzën dhe PDK-në po vërehen në të gjitha anët e Kosovës.
Sipas Tahirit, afërsia me qytetarët dhe mbështetja që po marrin gjatë aktiviteteve në terren janë tregues i besimit që qytetarët vazhdojnë t’ia japin PDK-së./Gazeta10