Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tahiri për arrestimin e kryeshefit të KRU “Gjakov”: Marre, skandal ndërkombëtar

Gazeta10
28 March 2024 - 12:10

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli pas arrestimit të tre kryeshefave të ndërmarrjeve publike. Si rastin më të rëndë ai e përmendi arrestimin e Hasan Krasniqit, kryeshef i KRU Gjakovës nën dyshimin për trafikim me njerëz.

Tahiri konsideroi se ky është një skandal dhe se për të është dashur që e tërë Qeveria të dorëhiqet.

“A e di çfarë standardi ndërkombëtar, njëri është arrestuar për trafikim, ju e keni emëruar Kryeshef e ju me qetësi keni ardh kështu po kjo është standard, edhe rrini rehat është marre, le që jemi bo hor mrena po edhe jashtë, pastaj qysh është e mundshme 67 mijë euro për mirëmbajtje verore e dimërore, mirëmbajtje e rrugëve një burimore, pse duhet me pas kontrata një burimore me mirëmbajtë rrugë, është mirë me pas sqarim, mendoj se është degradim”, ka thënë Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.