Politiko

Tahiri për Kurtin: Po e fsheh mosdijen e tij me oratorinë pa përmbajtje!

Gazeta10
11 Janar 2025 - 21:14

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ndryshuar shumë përgjatë mandatit katërvjeçar në pushtet.

Tahiri ka thënë se Kurti ka qenë zë i kapjes së shtetit sa ka qenë në opozitë, por megjithatë ka theksuar se Qeveria e udhëhequr nga ai është përfshirë në afera korruptive.

“Ky ndryshu Albin Kurti si kryeministër për shkak se besomni ose jo që ka elemente që s’ka mujtë njeri i gjallë me ju besu. Paramendo ta kish vetë dikush Albin Kurtin më 14 shkurt, a do të përfundonit mandatin pa asnjë njohje ndërkombëtare, a do të jetë Kosova nën sanksione, pastaj këto aferat korruptive. Ai ka qenë zëri i kapjes së shtetit, ai ka qenë zë i drejtës sociale. Ku është sot drejtësia sociale…”, ka thënë Tahiri.

Ai ka theksuar se Kurti po e fsheh mosdijen e tij me oratorinë pa përmbajtje.

“Z.Kurti është ka e mshef mosdijen e vet, jokompetencën e kabinetit qeveritar me oratorinë që e ka pa përmbajtje”, ka thënë Tahiri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.