Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tahiri për uljen e pagave: Përpjekje e Kurtit për të krijuar krizë identitare

Gazeta10
23 November 2022 - 18:40

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Qeverinë për vendimin e uljes së pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, raporton gazeta10.

Tahiri, ka krahasuar qeverisjen aktuale me atë të dhjetë viteve më parë.

“Në së paku 10 vitet e fundit, institucionet e Kosovës kanë ndërtuar një perspektivë ku organet e drejtësisë punojnë të pavarura, të pandikuara, të paanshme, që zbatojnë ligjin dhe drejtësinë siç e përcakton Kushtetuta, dhe që për punën e tyre marrin kompensim adekuat e meritor. Sot, kjo perspektivë u përmbys, nga kryeministri që po përmbysë çdo gjë të mirëfilltë, përballë mësymjes jo konvencionale me të cilën ai i është qasur qeverisjes.”, ka shkruar ai.

Sipas tij, vendimi për uljen e pagave është përpjekje e Kurtit për të krijuar krizë identitare.

“Ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk ka të bëjë as me buxhetin, as me kursimin dhe as me ligjshmërinë. Ky vendim është përpjekje e paramenduar e Albin Kurtit, për të krijuar një krizë identitare ndaj atyre që punojnë për çdo ditë për rend dhe ligj.”, ka shkruar Tahiri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.