
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se ka shtruar dy pyetje për Ministrinë e Infrastrukturës.
Tahiri ka publikuar edhe një video ku ka thënë se ka pyetur se kur do të përfundojnë punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë dhe Prishtinë-Mitrovicë.
“Sot, në Kuvendin e Kosovës i shtrova dy pyetje për Ministrin e Infrastrukurës rreth asaj se çka është duke ndodhur me magjistralen Prishtinë – Podujevë dhe Prishtinë – Mitrovicë.”
“Pyetja është e thjeshtë, kur pritet të përfundojnë punimet në këtë dy magjistrale, në veçanti kur dihet se qytetarët e dy qyteteve janë duke u ballafaquar me shumë vështirësi shkaku i kolonave të shumta dhe se bizneset janë buzë falimentimit.” – ka shkruar ai.