Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri për provimin e jurisprudencës – komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor – cili është motivi i kësaj

Gazeta10
20 Prill 2026 - 15:52

Shefi i Kabinetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po kërkon një komision të ri për Provimin e Jurisprudencës.

Ai ka thënë se komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor.

Tahiri tha se do të konsultohet me juristë që të mos lejohet Qeveria të ndërmarrë veprime kundërkushtetuese.

“Sot qeveria ka propozuar komision të ri për provimin e jurisprudencës. Ky komision duhet të emërohet nga Kuvendi. Me sa kam informacione, Komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor. Si mund të emërohet një komision i ri derisa komisioni aktual ka ende mandat dhe cili është motivi i kësaj? Do të sigurohem që të konsultohem me juristë që të mos lejojmë qeverinë e VV-së të ndërmarë veprime kundërkushtetuese”, ka shkruar Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.